Kërkohet qasje në objektet publike për personat me aftësi të kufizuara

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, sot organizon tryezë ku do të publikojë Hulumtimin mbi barrierat arkitektonike në ndërtesat publike në qytetin e Prishtinës, që ka të bëjë me qasjen e personave me aftësi të kufizuara.

Hulumtimi është bërë në 195 objekte publike, të cilat i përkasin fushës së arsimit, shëndetësisë, shërbimeve sociale, kulturës, sportit, administratës publike dhe shërbimeve bankare.

Me këtë rast do të prezantohen edhe planet ideore për dy objekte publike në qytetin e Prishtinës, të cilat janë të projektuara me qasje të plotë për personat me aftësi të kufizuar.

Lini Një Koment