Kërkohet shkarkimi i rektorit të UP-së

Organizata “Demokracia Studentore” po vazhdon me aksionet studentore kundër rektorit të UP-së Marian Dema, ndërsa tani po kërkon edhe shkarkimin e tij nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo organizatë sot do të ketë edhe aksione simbolike para Rektoratit nga ora 11:00, duke protestuar kundër Rektorit Dema dhe duke kërkuar shkarkimin e tij.

“Ne do të vazhdojmë me protestat studentore, të cilat janë të bazuara në keqpërdorimet e rektorit, i cili në vazhdimësi ka sjellë vetëm negativitet në UP, i cili ka qenë pjesë e tërë proceseve dhe nuk ka ndryshuar asgjë pozitivisht, duke  keqpërdorur pozitën zyrtare në vazhdimësi”, tha kryetari i DS, Mexhid Ramusa.

Lini Një Koment