Kështu mund të duket BMW M8 Gran Coupe serik – (Foto)

Njëra nga premierat e BMW-s në panairin e veturave në Gjenevë është edhe modeli M8 Gran Coupe Concept për të cilin gjermanët thonë se është më shumë se një veturë luksoze sportive me katër dyer, transmeton Zeri.info.

Image

Sipas tyre, M8 Gran Coupe Concept simbolizon kuptimin e ri dhe unik të luksit, pamjes ultra-sportive, ekstravagante dhe mahnitëse. Përndryshe, BMW Serie 8 Gran Coupe serik paralajmërohet për vitin 2019, ndërsa në ofertë do të jetë edhe versioni sportiv M8, pamja e mundshme e të cilit është shfaqur në këtë render të ri.

M8 Gran Coupe si motor do ta ketë motorin 4.4 litërsh Biturbo V8 me më shumë se 600 kuaj fuqi, përkrah marshit me tetë shpejtësi, pastaj sistemin Launch Control dhe sistemin e tërheqjes me katër rrota M xDrive./ZERI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme