Këto janë linjat e kryeqytetit që do të kenë më së shumti autobusë të rinj

Sakte.net /e enjte, 08 Shtator 2016  / 09:00 

Halil Mustafa, Shefi i Trafikut Urban të Prishtinës është shprehur i lumtur me nënshkrimin e kontratës për blerjen e autobusëve për kryeqytetin dhe ka thënë se çdo procedurë deri më tani ka shkuar në rregull.

“Trafiku Urban që nga sot është ndryshe, dhe në deri ditën kur të na vijnë autobusët do të jetë më ndryshe. Ne kemi një festë për ardhjen e autobusëve të rinj. Sot e kemi nënshkruar kontratën me kompaninë që do t’i sjellë autobusët. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë me procedurat e tenderimit. Mesi i shtatorit na pret edhe me rindërtimin e objektit të Trafikut Urban dhe shpresojmë që fundi i viti të na gjejë me autobusët e rinj”, tha Mustafa.

Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, në një intervistë ka treguar se më së shumti autobusë, do të jenë linjat që kalojnë nëpër qendër të qytetit, 4-shi dhe 3-shi.

“Të gjitha diskutimet që kemi pasur në nivele të larta, na mbetet obligim që të bëjmë ndryshime. Kemi nevojë që të bëjmë ndryshime edhe në stafin e Trafikut Urban dhe tashmë kemi filluar me ndryshimet. Do ta bëjmë sistemimin e punëtorëve. Kemi planifikuar që autobusët e rinj t’i kemi në qendër të qytetit. Linja 3 dhe 4 do të kenë më shumë autobusë, e po ashtu edhe linja 1 dhe 2”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

Lini Një Koment