Këto janë temat që do të diskutohen me kryeministrin malazez

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq do ta vizitoj nesër Kosovën pas shtyrjes së takimit që pati disa ditë më parë.

Markoviq do të qëndroj dy ditë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij, Ramush Haradinaj dhe krerët e tij të shtetit.

Temat të cilat pritet të diskutohen gjatë vizitës së tij janë marrëdhëniet mes të dyja vendeve, bashkëpunimet reciproke por edhe për çështjen e demarkacionit.

“Kryeministri i Malit të Zi do ta vizitojë Kosovën më 14 dhe më 15 shkurt 2018. Temat që do të diskutohen janë marrëdhëniet mes të dyja vendeve, bashkëpunimet reciproke, por edhe demarkacioni”, ka bërë të ditur Qeveria shkruan Zëri.

Lini Një Koment