Kjo është kurora që do të mbajë sonte fituesja e “Miss Kosova 2016” (Foto)

Sonte (e mërkurë) do të mbahet mbrëmja spektakolare e “Miss Kosova 2016”, me fillim në orën 21:00 në Klan Kosova.

Kjo natë do të sjellë para publikut 15 vajzat më të bukura të cilat konkurojnë sonte për kurorën e Miss Kosovës, që me këtë rast edhe rezervon biletën për përfaqësimin e shtetit në “Miss Universe 2016”.

Organizatorja e spektaklit, ish-missi Agnesa Vuthaj ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa nga momentet emocionuese para spektaklit, si dhe kurorën që do të mbajnë dy fatlumet e kësaj nate: “Miss Kosova” dhe përcjellsja e parë e miss-it.

Kurora duket të jetë vërtetë e veçantë, dhe urojmë që ta fitojë më e mira.

Lini Një Koment