Kjo fotografi vërteton nëse janë prishur raportet mes Sabri Fejzullahut dhe Adelina Ismailit

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu së fundmi ka mbajtur një koncert me rastin e 50 vjetorit të karrierës muzikore.

Të pranishëm ishin një numër i madh artistësh duke munguar këngëtarja Adelina Ismaili e cila aktualisht po qëndron në vendlindje në rolin e aktores, shkruan lajmi.net

Pas kësaj kanë qarkulluar fjalë se raportet e dyshes janë prishur dhe nuk qëndrojnë të afërta si më parë, por një fotografi e publikuar së fundmi në Instagram nga humoristi Rasim Thaçi- Cima, e ka dëshmuar të kundërtën.

Në foton e publikuar shihet katër fytyrat e njohura dhe shumë të suksesshme publike si: Rasim Thaçi-Cima, Sabri Fejzullahu, Adelina Ismaili dhe Gold AG../Lajmi.net/

Lini Një Koment