Klaudia Pepa tashmë me biznes të vetin, hap Akademinë e Kërcimit në Milano (Foto)

Ajo ishte një nga balerinat më energjike që njohu ‘Amici’.

Pikërisht ky konkurs i hapi dyert e suksesit në Itali, balerinës shqiptare Klaudia Pepa. Kishte kohë që Klaudia lajmëroi për hapjen e një akademie kërcimi. Kjo tashmë është bërë fakt sepse balerina e njohur ka hapur një akademi kërcimi në Cameri di Novara. Ajo gjithashtu do të mund ta praktikojë edhe në Akademinë e Milanos, nga data 10 shtator në “Klaudia Dance Academy” në të cilën do të prezantohen leksione për kurse akademike, perfeksionimi dhe për profesionistë.

‘Signorina waw’ duket se është në kulmin e karrierës së saj profesionale dhe për të arritur deri këtu ajo ka punuar vërtet shumë.

Lini Një Koment