KOK-u dërgon 40-45 sportistë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, të cilat mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018

Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës do të dërgojë në Tarragona të Spanjës, 40-45 sportistë të 12 sporteve.

Përzgjedhja e sportistëve do të bëhet në bazë të tri kritereve: cilësisë, univerzalitetit dhe barazisë gjinore.

Lista përfundimtare e sportistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë do të përcaktohet në mbledhjen e radhës së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

Në Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat kanë dërguar rreth 80 aplikacione të sportistëve.

KOK-u është anëtar i ICMG-së që nga 30 tetori 2015, kur u pranua në Asamblenë e Jashtëzakonshme Gjenerale, të mbajtur në Washington DC.

Lini Një Koment