Kosova duhet të jetë e guximshme t’u thotë JO axhendave të ekstremizmit islamist

RAMUSH HARADINAJ

Është me rëndësi që jemi bashkuar sot me rastin e publikimit që e ka bërë UNDP, një raport i cili vërtet na ndihmon të kuptojmë më direkt shkaqet, arsyet, rrethanat pse ka ndodh që të rinjtë e Kosovës t’i bashkohen lëvizjeve, luftërave dhe ideologjive, të cilat jo vetëm rrezikojnë të tjerët, por i rrezikojnë edhe ata vet dhe familjet e tyre.
Kjo është tepër me rëndësi dhe për këtë arsye unë dua të falënderoj znj. Alessandra Rocassalvo, pra UNDP. Njëkohësisht shpreh falënderim për prezencë edhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Delawie, shefit të UNDP-së, komandantit të KFOR-it, ambasadorëve tjerë të nderuar, ministrave dhe gjithë ju prezent.
Mendoj se ajo që ka kaluar Kosova në këto 20 vjet, që ishte një hapje, hapje në pluralizëm dhe liri, hapje në ide, pra një hapje në mundësi, një liri e mohuara në të kaluarën, i ka shërbyer Kosovës jo vetëm të identifikojë vlerat e veta të mirëfillta, por edhe të definojë vetën.
Tani Kosova vërtetë është e definuar si një vend, atdhe i të gjithëve që jetojnë në Kosovë, i shqiptarëve si shumicë, i komuniteteve etnike dhe njëkohësisht Kosova e ka definuar vetën edhe si atdhe i vlerave, me të cilat ne mburremi edhe i diversitetit fetar, etnik dhe gjuhësor.
Ideja se islami është i rrezikuar në Kosovë, është ide false, ide e shpikur, ide e eksportuar në Kosovë prej atyre që e kanë definuar rrjetin (network-un) islamist si mënyrë që të zbatojnë agjendat e tyre, që janë agjenda që kanë për qëllim direkt rrezikimin e të tjerëve dhe jo vetëm rendin shoqëror dhe institucionet, por rrezikimin e qytetarëve të pafajshëm deri edhe te fëmijët.
Mendoj se në Kosovë të gjithë e kemi të qartë se nuk është bërë luftë për me zhvillu islamin, as me mbrojt islamin në Kosovë , as me rrit e me kultivua, sepse feja islame, myslimanizmi në Kosovë është tradicional, ka qenë i respektuar, nuk është rrezikuar asnjëherë dhe ka bashkëjetuar me fetë tjera, edhe me Kishën Katolike shqiptare, edhe me Kishën Ortodokse edhe me Tarikatet, dhe me të gjitha besimet tradicionale në vend, gjë që është dëshmuar edhe sot me votimin e Ligjit për Liritë Fetare në Parlamentin e Kosovës.
Pra, thjeshtë përhapja e ideologjisë fetare, ideologjisë islame nuk është vënë në shërbim të fesë, nuk ka për qëllim fenë, por është agjendë e rrezikshme, e rrezikon Kosovën, rrezikon njerëzit e Kosovës dhe Kosova më të drejtë duhet me ditë me i thënë JO një projekti të tillë, i cili e vendosë Kosovën në hartën e gabuar dhe këtë e vërteton numri i të rinjtë tanë që kanë arrit deri në luftërat, t’i quaj absurde, luftërat që i rrezikojnë jetën e të gjithëve, dhe në projekte që janë rrezik për vendin tonë.
Pra, kjo nuk është vetëm për faktin se në Kosovë, shumica e popullsisë, rasti konkret ne shqiptarët, kemi identitet dhe bashkëjetojmë me besimet fetare pas asnjë problem në të kaluarën, por duhet ta kuptojmë se përveç rrezikimit të identitetit tonë që bëhet si shqiptarë dhe si trashëgimtarë të besimeve fetare që i kemi brenda nesh.
Unë isha në Korçë para dy dite, vizitova Katedralen shqiptare të Kishës Ortodokse shqiptare. Pra ideja e plasimit të një islam i radikal në Kosovë nuk bëhet për shkak të fesë, por është krejtësisht agjendë e sponsorizuar e rrjeteve (network-eve) që janë armiqësore ndaj Kosovës dhe Kosova me plotë të drejtë duhet të jetë e guximshme t’i thotë JO këtyre agjendave. Mendoj se këtë JO duhet t’ia themi të gjithë, familjet, institucionet e arsimit, institucionet e vendit. Këtë JO duhet t’ia thonë besimtarët, ata që besojnë në zot, besojnë në Kuran, në Bibël, që besojnë në cilindo libër të shenjtë.
Po ashtu, në këtë JO duhet të jemi të vendosur dhe këtë JO do ta thonë edhe organet e rendit dhe ligjit. Pra nuk mund të tolerojmë në pakufi dhe nuk mund të lejojmë në pakufi që brenda nesh, në popullin tonë, te të rinjtë tanë ashtu sikur edhe e gjejmë në këtë raport, të përhapen ideologji të rrezikshme që qojnë kah terrorizmi dhe që qojnë kah rrezikimi i jetës së njerëzve tanë.
Mendoj se jo të gjithë kanë qenë në nivel të detyrës në të kaluarën dhe mendoj se sot situatë është ndryshme. Pse e them se është ndryshe, mendoj se vetëdija në Kosovë është ngritur. Sot kemi të bëjë me një vetëdije shumë më të ngritur në nivel të vendit, si te familjet, si te të rinjtë, si te besimtarët, si te bashkësitë fetare, mirëpo është ende shqetësuese një gjuhë propagandiste në raste të caktuara e disa prej imamëve, ose e disa prej të ashtuquajturve imam të cilët vazhdojnë të përhapin ideologji të rrezikshme që rrezikojnë jetën e njerëzve të pafajshëm dhe që rrezikojnë t’i bëjnë pjesë të luftërave terroriste të rinjtë e vendit tanë.
Kjo është e patolerueshme në Kosovë.
Kosova është atdhe i të gjithëve dhe ne jemi të gatshëm t’i riatdhesojmë ata që kthehen në bazë të ligjit dhe obligimeve që kemi dhe Kosova është e aftësuar për këtë. Kosova po ashtu e merr përgjegjësinë që të sigurojë jetën e secilit dhe secilës dhe të sigurojë sigurinë publike në vend.
Dua të falënderoj organet e rendit dhe të sigurisë publike, partnerët e institucioneve tona në rend dhe ligj për një punë të dobishme që bëjnë që Kosova të jetë vend i sigurt dhe ju ftoj që në këtë bashkëpunim të jemi besnik sikur deri më tash.
Unë kam shumë për të thënë, por ajo që dua t’ju them është se nuk mund askush t’i mashtrojë në pakufi qytetarët e Kosovës me këto ideologji.
Në Kosovë e kanë kuptuar që këto janë ideologji të rrejshme, që kanë për qëllim rrezikimin e jetëve të njerëzve të pafajshëm dhe që janë armiq të Kosovës.
Kur e lexojmë edhe këtë raport deri në fund e kuptojmë se si është manipuluar me të rinjtë e vendit tonë dhe e kuptojmë përgjegjësin që e kemi të gjithë që të ndalim këtë manipulim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme