Kosova me tre boksierë në kampionatin evropian

Ekipi i Kosovës me 3 boksier do të mare pjesë në Kampionatin Evropian për të rinjë 17 – 18 vjeqar në Roseto Degli Abruzzi të Italisë nga 17 – 26 prill.

Ekipin e Kosovës në këtë turn do ta përfaqësojnë tre boksier.Shpërim Bajoku në kategorin 60kg, Erdonis Maliqi në kategorinë 64kg dhe Besart Pireva në kategorinë 75kg.

Sipas trajnerëve të tyre boksieret janë të përgaditur mirë dhe në formë të mirë edhe pse pergaditjet i kanë zhvilluar në klubet e tyre, përveq Besart Pireva i cili eshtë duke zhvilluar përgaditje në Itali.

Selektori Shefki Bogujevci shpreson se këta djelmosha do të sjellin medalje nga ky kampionat Evropian.

Duhet cekur se Erdonis Maliqi vitin e kaluar ka zënë vendin e 5 në kampionatin Evropian për junior,ku ka humbur padrejtësisht në luftën për medalje.

Shpetim Bajoku është njëri ndër boksieret më të mire në rajon e më gjerë ku vitin e kaluar ka sjellur shumë medalje nga turnet ndërkombëtare,dhe ky boksier renditet ndër boksieret më të mire në Kosovë.

Besart Pireva është boksieri më perspektiv i Kosovës , vitin e kaluar dhe kët vitë ka shënuar 16 meqe pa asnjë humbje,por këtij talenti i mungon përvoja nderkombëtare.

Lini Një Koment