Kosova së shpejti me atashe ushtarak edhe në tri shtete

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka bërë të ditur se së shpejti Kosova do të ketë atashe ushtarak në Kroaci, Francë dhe në Britaninë e Madhe.

Ai në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ka raportuar në lidhje me çështjet rreth FSK-së, njofton Klan Kosova.

“Kosova ka gjashtë atashe ushtarak në vendet që kanë njohur Kosovën, dhe në të ardhmen pritet të ketë edhe në Britani, Francë dhe Kroaci” ka thënë Demolli.

Lini Një Koment