Kosova – Sllovenia përballen sonte, FBK kërkon përkrahjen e tifozëve

Kosova dhe Sllovenia do të përballet sonte në Mitrovicë, nga ora 20:00, në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017

Sonte nga në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ora 20:00, Kosova është nikoqire e Sllovenisë në kuadër të ndeshjeve të kthimit të Grupit E të kualifikimeve për Eurobasket 2017.

Në ballafaqimin e parë ndërmjet këtyre përfaqësueseve, të luajtur më 31 gusht, në Lubjanë fitore pati shënuar Sllovenia me rezultat 113:68.

Kosova në fazën kualifikuese nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani ka regjistruar po aq disfata, ku është mposhtur fillimisht nga Sllovenia si mysafire, më pas është mundur nga Ukraina në Mitrovicë dhe së fundi është mposhtur në Botevgrad nga Bullgaria.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) fton tifozët nga anembanë Kosova në numër sa më të madh që të përkrahin Përfaqësuesen tonë në duel me Slloveninë, ndeshje kjo tjetër e rëndësishme për skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Sllovenia, që vlerësohet forcë në basketbollin evropian, ka fituar tri ndeshjet e para dhe prin në grupin E me 6 pikë. Kurse, Kosova ka humbur tri ndeshjet e para dhe është e fundit (4) në Grupin E me 3 pikë.

Lini Një Koment