Kosovari i dënuar me 8 vite burg, ekstradohet nga Holanda në Tiranë

Një shtetas kosovar është ekstraduar nga Holanda për të vuajtur dënimin me 8 vite burg në Shqipëri.Fatmir Maliqi, nga Gjilani është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë për trafik droge, njofton lapsi.al.Njoftimi i policisë

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:Fatmir Maliqi, 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë.Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandën, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme