Krasniqi: Veteranëve do t’iu bëjmë zgjidhje

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se Qeveria do t’iu bëjë zgjidhje pensioneve që do të marrin veteranët.

Ai ka thënë se numri i veteranëve po shkon duke u rritur dhe se buxheti i vitit 2017 ishte planifikuar për vetëm 12 mijë veteranë.

“Çështja e veteranëve në momentin që është hartuar ligji, ishte se nga të gjithë numrat që i kanë pasur komisionet dhe shoqatat, është thënë se do të jetë rreth 12 mijë veteranë edhe kështu ka filluar të bëhet planifikimi buxhetor. Por pa ardhur te rishikimi i buxhetit, pamë se ka shkuar në 24 mijë, kurse aktualisht është 28 mijë. Bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kemi vendosur që qeveria mos të paguajë më shumë se sa 38 milionë euro”.

“Misioni i ardhshëm i FMN do të jetë prej 7 nëntor, dhe do të mundohemi të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për veteranët”, ka thënë Krasniqi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme