Kryeministri bullgar: Kosova dhe Serbia janë të detyruar të zgjidhin mosmarrëveshjet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim sot kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, me ç’rast të dy ripërsëritën miqësinë mes dy shteteve

Me këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se me kryeministrin e Bullgarisë ka folur mes tjerash për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin rajonal.

“E falënderoj kryeministrin e Bullgarisë për vizitën dhe vëmendjen e vazhdueshme për vendin tonë. Me kryeministrin Borissov patëm një takim të shkëlqyer. Diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Biseduam që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, theksoi Thaçi pas takimit

Sipas Thaçit në takim ishte një  konstatim i dyanshëm që BE do të jetë e plotë vetëm kur Kosova të jetë pjesë e BE-së.

“Kosova kërkon jo vetëm të vazhdoj dialogun me Serbinë por ta rikthej atë në një fqinjësi të mirë, që do ndikoj edhe në rajon. Diskutuam edhe për mundësinë e BE-së për investime në fushën e infrastrukturës”, tha Thaçi.

Ndërsa kryeministri i Bullgarisë, Borissov gjatë fjalës së tij bëri të qartë për Kosovën që duhet të vazhdoj dialogun me Serbinë.

“Kaluan shumë vite, që kur kam ardhur në Kosovë për një vizitë sikur sekretar i përgjithshëm, ndërsa ne tani e pamë përparimin e Kosovës përgjatë këtyre 10 viteve, dhe ju keni zgjedhur rrugën e drejtë, prandaj duhet të vazhdoj dialogu i Kosovës me Serbinë sepse me BE-në ndërmjet do të punojnë shtetet pa problem”, tha kryeministri bullgar.

Duke thënë që dialogu është i pa alternativë, Burissov tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre raporton tutje zeri.info.

“Dialogu është i pa alternativë. Ju jeni të detyruar që bashkë me serbët të zgjidhni këtë mosmarrëveshje me njëra tjetrën. Po ju drejtohem gjithë liderëve të Ballkanit, lëreni me një anë egoizmin sepse kjo do shkakton probleme në rajon”, tha kryeministri bullgar.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme