Kryeministri turk thotë “kemi hequr flamurin grek nga ishulli në Egje”

Një krizë e re ka shpërthyer mes Turqisë dhe Greqisë ditën e hënë. Kryeministri turk, Binali Yildirim, njoftoi se roja bregdetare turke ka hequr një flamur grek nga ishulli i pabanuar i Didimit, në Detin Egje.

Pas deklaratave të ndërsjella mes liderëve të dy vendeve kohët e fundit, është vendosur edhe një flamur grek në ishujt e pabanuar, të cilët sipas Athinës janë territor grek, ndërsa sipas Ankarasë sovraniteti i tyre është i diskutueshëm.

“Ka ishuj shkëmborë të pabanuar që nuk kanë përkatësi të përcaktuar. Shikojmë që ka iniciativa të ngjashme me ato të Karadakut për këto ishuj. Në ishullin e Didimit ka një përpjekje për të vendosur flamurin grek. Roja jonë e sigurisë kreu ndërhyrjen e nevojshme. Atë flamur e hoqën prej aty”, citon Klan.al prononcimin për media të kryeministrit turk Yldirim.

“Këshilla jonë për Greqinë është që të qëndrojë larg provokacioneve që rrisin tensionin mes marrëdhënieve për fqinjësi të mirë dhe të veprojnë brenda normave të fqinjësisë. Presim që të gjithë ta dinë se në nuk bëjmë kompromis me sovranitetin e vendit tonë. Pavarësisht nga kushtet, ne jemi të angazhuar për të dhënë përgjigjen e merituar për çdo veprim.”

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat greke. Burime nga Ministria greke e Mbrojtjes thanë se po e verifikojnë lokacioni ku ka ndodhur ndërhyrja. Ndërkohë, nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga autoritetet greke për Kryeministrin turk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme