Kukësi më 1999 strehoi trefish kosovarë më shumë se që kishte banorë të vet

Kukësi ishte porta e shpëtimit për mbi 1 milion shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 të cilët dhuna e terrori serb i detyruan të braktisin shtëpitë e të marshojnë drejt shtetit amë për shpëtim.

Qyteti i vogël verilindor u vu në ballë të përballimit të një krize me përmasa ndërkombëtare teksa hapi dyert për 75 mijë persona, që në atë kohë ishin trefishi i popullsisë së zonës, rikujton sot oranews.

Një prej tyre ishte familja Hallaçi, ku vëllezërit Emini dhe Gëzimi mbajtën në shtëpi 60 të shpërngulur

“40 vetë më kanë ardhur në shtëpi”.

Sot 19 vjet më pas, ata nuk e fshehin krenarinë që u bënë pjesë e një solidariteti përmasat e të cilit nuk ishin dëgjuar më parë

“U mbush dhoma plot, gratë sipër, burrat poshtë”.

Vellezërit Hallaçi kujtojnë ditët e vështira, por me ngrohtësi vëllazërore mes familjeve nga dy anët e kufirit që ndanë një kulm shtëpie, deri ditën kur morën lajmin se kosova ishte e lirë.

Pas afro dy dekadash vëllazëria dhe miqësia në kohëra të vështira duket se jo vetëm i ka rezistuar kohës, por ka marrë përmasa të tjera.

“Sot ata janë stabilizuar, vijnë dhe shkojmë për dasma”.

Histori të ngjashme gjen në çdo qytet nga veriu deri në Sarandë, ku gjetën strehë rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës në një prej momenteve më të vështira të historisë së tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme