Kurteshi: Kurti mund të dështojë të zgjidhet kryetar i VV-së

Zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje për kryetar të partisë tashmë kanë hyrë në fazën finale me vetëm Albin Kurtin kandidat për këtë post. Por fakti se Kurti është i vetmi kandidat për këtë post, kjo nuk do të thotë se ai mund të zgjidhet medoemos kryetar i Lëvizjes.

Sipas Ismail Kurteshit, sekretar organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, i ftuar në emisionin e Leart Hoxhës, “Click” në RTV 21 ka treguar se Kurti edhe pse kandidat i vetëm nuk e ka sigurt zgjedhjen në krye të partisë.

“Edhe pse është kandidati i vetëm për kryetar të partisë kjo nuk do të thotë se e ka të sigurt zgjedhjen në këtë post. Kryetari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje duhet të marrë mbi 50 për qind të votave. Nëse nuk i merr më shumë se 50 për qind të votave, edhe pse kandidat i vetëm, Kurti nuk mund të zgjidhet kryetar”, ka thënë Kurteshi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme