Kurti: Pres të shoh çfarë do të bëjë Haradinaj me peticionin që e futi me zor në Kuvend

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj që të merret me demarkacionin

“Unë e lexova urimin e kancelares Merkel dhe aty përmenden katër gjëra. E para zhvillimi ekonomik dhe e dyta sundimi i ligjit. Duket se Haradinaj nuk do të mundë të merret me këto dyja dhe u mor me demarkacionin”, ka thënë Kurti, në Rubikon të KTV-së.

Kurti ka thënë se pret një gjë nga Haradinaj në raport me demarkacionin.

“Haradinaj duhet të tregojë se çfarë do të bëjë me peticionin që e bëmë bashkë me 205 mijë qytetarë. Ju kujtohet ajo pamja kur me zor e futi brenda në Kuvend. Ajo ka tekst shumë interesant”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se kjo madje nuk ka të bëjë as me përmbushjen e premtimeve.

“Sepse nuk besoj se do t’i përmbushin premtimet. Premtimet kanë qenë në funksion të marrjes së asaj karrige që e ka marrë Haradinaj. Ata as nuk dinë as nuk duan t’i përmbushin premtimet”, ka thënë Kurti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme