Kush e ka surprizuar Fatlume Popovcin për Shën Valentin?

Është njëra ndër këngëtarët që ka arritur të ndërtojë karrierën në themele të forta. Bëhet fjalë për Fatlume Popovcin, e cila mbetët shumë e kërkuar nëpër dasma dhe ahengje familjare.

Ajo njihet për zërin e saj të veçantë, ku kohëve të fundit vëmendje të madhe ka marrë edhe me pamjen e saj shumë seksi.

Këto të dyja, kanë bërë që këngëtarja të jetë shumë e ndjekur nëpër rrjetet sociale, ku vazhdimisht i njofton fansat për më të rejat e saj.

Por së fundmi ajo ka ngritur disa dyshime në “Insatgram”. Bukuroshja seksi, ka publikuar një fotografi ku shihen disa trëndafila të kuq, me një zemër.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ka publikuar fotografi me trëndafila.

Akoma nuk dihet se cili person fshihet pas këtyre trëndafilave.

 

Rikujtojmë se këngëtarja akoma po e shijon suksesin e këngës së saj të fundit “Princess Palace” të cilën e solli në bashkëpunim me Muharrem Ahmeti.

Lini Një Koment