Kush është ekspertja e torturave të ashpra që u emërua në krye të CIA-s

Emërimi i Mike Pompeo si Sekretar i Shtetit në SHBA, nga presidenti Donald Trump, solli zëvendësimin e Pompeos në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA-s).

Pas largimit të Rex Tillerson nga kabineti i Trump, në krye të CIA-s do të vijë një grua që deri më tani ka qenë zëvendësdrejtore e CIA-s.

Ajo është Gina Haspel dhe është gruaja e parë në krye të kësaj agjencie. Por kush është shefja e shumëpërfolur e CIA-s?

Gina Cheri Haspel ka lindur më 1 tetor 1956 dhe është quajtur shpesh “ekspertja e torturave”.

61-vjeçarja ka qenë agjente e fshehtë për një kohë të gjatë dhe ka luajtur një rol qendror në zbatimin e programit jashtëgjyqësor në SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, për të burgosur dhe marrë në pyetje të dyshuarit për terrorizëm./dritare.net

Lini Një Koment