Kush është krahu i djathtë i Asafit që mobilizoi tërë Gostivarin (FOTO/VIDEO)

Ai nuk parapëlqen të shfaqet shumë në publik, mirëpo është i pranishëm në çdo hap të kandidatit të Lëvizjes BESA në komunën e Gostivarit, Asaf Ademit.

Emrli Asani është shefi i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA në Gostivar i cili në kohë rekorde ka arritur të mobilizojë të gjitha strukturat dhe të përkujdeset për të gjitha paraqitjet dhe takimet e kandidatit Asaf Ademi i cili sipas anketimeve të ndryshme, brenda një kohe të shkurtër prej se është shpallur kandidatura e tij është njëra prej favoriteve në komunën e Gostivarit ku përballë ka kandidatin e BDI – së, Nevzat Bejta dhe kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

I afërt me njerëz, i shkathtë dhe profesionist i palodhshëm, Asani duket se është edhe motori i fushatës së Asaf Ademit./Sakte.net



ASAF ADEMI ZYRTARIZON KANDIDATURËN PËR KRYETAR KOMUNE

Posted by on Donnerstag, 14. September 2017

Lini Një Koment