Kush janë politikanët dhe personat e njohur që janë ndarë për tu ri-martuar?

“Bashkë, derisa vdekja të na ndajë”, është thënia e njohur që shoqëron çdo kurorëzim të dashurisë me martesë. E kur dashuria përfundon, apo për një mijë arsye të tjera, çiftet zgjedhin ndarjen e duke lënë pas betimet. Politikanët tanë apo personat e njohur të ekranit, nuk bëjnë përjashtim.

Si të gjithë ne, ata kanë pasur historitë e tyre të dashurisë me pëlqime, lidhje, martesa dhe ndarje.

Por, pas një divorci sërish ka pasur një tjetër martesë.

Këta janë politikanët dhe personat e njohur që janë ndarë për tu ri-martuar:

Fatos Nano

Pas një martese prej 30 vitesh, Fatos Nano iu drejtua gjykatës për t’u ndarë nga bashkëshortja e tij, Rexhina Nano, me të cilën kishte dy fëmijë te rritur. Nano brenda një kohe të shkurtër shkoi drejt altarit dhe u martua me Xhoanën.

Edi Rama

Kryeministri aktual ka qenë më parë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, një martesë që pati si fryt edhe një djalë, Gregorin. Në 1991 martesa e tyre u zgjidh zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës. Në 2010, Rama u martua me Lindën dhe kanë një djalë së bashku, Zahon.

Eduard Shalsi

Pas disa vitesh martesë dhe një fëmijë së bashku, Eduard Shalsi u divorcua bashkëshortja, Alisaveta më 2006-ën. Shalsi vendosi sërish të martohej më 2012-ën me arkitekten dhe pedagogen Eranda Liçi.

Eduard Selami

Prej disa vitesh Eduard Selami ka qenë i martuar me ish Miss-in Pegi Vreto, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Çifti është ndarë dhe Selami është martuar me gazetaren Ilva Tare, me të cilën ka dy fëmijë.

Edi Paloka

Martesa e parë e Edi Palokës ishte me një shoqe shkolle, fryt i së cilës ishte një vajzë. Por, ata u ndanë dhe Paloka u martua sërish me Desara Mema dhe kanë një fëmijë së bashku.

 

Arben Ristani

Një martese në moshë të re, e cila u kurorëzua me lindjen e një vajze, por që përfundoi në divorc. Ristani u martua sërish me Alketa Zazon, pas një bashkëjetese të gjatë.

Alban Dudushi

Moderatori Alban Dudushi i dha fund martesës së parë , fryt i së cilës është një vajzë, për tu martuar sërish me gazetaren Bieta Sulo. Ata janë bërë prindër të një djali, prej pak kohësh.

Inva Mula

Sopranoja Inva Mula është ndarë nga Pirro Çako, martesë nga e cila kanë një djalë. Anthony Çako, pas ndarjes së prindërve vendosi të jetonte në Francë me nënën e tij. Mula është martuar përsëri me biznesmenin e pasur shqiptar Ethem Ramadani ku edhe nga kjo martesë ka një vajzë.

Artikullin e plote e lexoni ne GSH.al ne kete 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme