Ky do të jetë shefi i ri i deputetëve të AAK-së në Kuvend

Ahmet Isufi do të jetë shef i deputetëve të AAK-së, që kanë vendosur që në Kuvendin e Kosovës të krijojë Grup Parlamentar të ndarë nga PDK-ja e Nisma, parti me të cilat udhëtoi në koalicion parazgjedhor subjekti i Ramush Haradinajt.

Blerim Kuqi i AAK-së ka thënë për KTV-në se orientimet e tyre janë që AAK të jetë grup i vetëm parlamentar. Ka qenë ai që ka konfirmuar për televizionin shefin e ri të GP-së.

“Ahmeti Isufi, që është edhe nënkryetar i partisë sonë, do të jetë shef i grupit parlamentar”, ka thënë Kuqi për televizionin.

Pos AAK-së edhe Nisma tashmë ka konfirmuar se do të ndahen nga PDK-ja në Kuvend, duke e lënë këtë parti si grupin e tretë parlamentar në Kuvend.

KTV-ja ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se kërkesa për konfirmim të grupeve parlamentare do të bëhet të mërkurën në mbledhjen e Kryesisë.

“Nga kjo i bie se PDK-ja do të mbes me vetëm 24 deputetë, pra grupi i tretë parlamentar, meqenëse LDK-ja ka 27 deputetë dhe është grupi i dytë parlamentar”, ka thënë ky burim.

Gjithashtu, në bazë të kësaj ndarje, Vetëvendosje do të udhëheqë 4 Komisione të përhershme parlamentare. Ky burim ka treguar se në shumicën e Komisioneve, opozita do të jetë shumicë, me 6 anëtarë derisa partitë në pushtet do të kenë 5.

PDK, AAK e Nisma bashkë me shumë parti të vogla kanë qenë pjesë e një liste të vetme zgjedhor por pas zgjedhjeve kanë vendosur të ndahen në grupe individuale parlamentare.

Lini Një Koment