Ky drejtues kompanie të punëson vetëm me një pyetje!

Është kaq e rrallë të gjesh një drejtues kompanie që vetëm me një pyetje thelbësore  (mbi personalitetin) mund të punësojë dikë.

Por gazetari i  “New York Times” Adam Bryant, thotë se i vjen dikush ndërmend, nisur nga shumë intervista që  ka  bërë me drejtues të ndryshëm kompanish për  rubrikën  e tij “Corner Office”.

Kjo pyetje erdhi nga Bob Brennan, Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë së software CA.

Bernnan tha se, pyetja e vetme e tij gjatë intervistës së punës ishte: “Cilat janë cilësitë që të pëlqejnë më shumë  edhe më pak te prindërit e tu?”

Dua të di se sa njerëzit janë të  predispozuar për  të folur për veten e tyre”, ka thënë Brennan, sipas Bryant. ” Unë dua të di se si janë njerëzit kur flasin për veten. Pra, nëse unë të pyes, cilat janë cilësitë që ju pëlqejnë më së paku dhe më shumti te prindërit tuaj? Ai  mund të  reagonte ashpër ose të hapej me mua”, thotë Bernnan.

Gazetari thotë se kjo pyetje është më e goditura nga të gjitha ato që ka dëgjupasi ka pyetur drejtuesit e kompanive të mëdha.

“Do të lë që porfesionistët e burimeve njerëzore të diskutojnë nëse kjo pyetje i kalon limitet, apo jo ”, shkruan Bryant.

“Por më duket se nuk ka zgjidhje më të mirë se kjo për të kuptuar se si dikush, që t’i marrë në punë, mund të sillet në javët e ardhshme, në muajt e ardhshëm dhe në vitet e ardhshme. Sepse mbi të gjitha fëmijët  janë të  pirur të adoptojnë cilësitë e mira të prindërve të tyre dhe të kundërshtojnë ato me të cilat nuk janë dakord”

“Kjo pyetje është një nga shumë mënyrat që provojnë drejtuesit e kompanive, për të mos patur një intervistë pune klasike”,-thotë gazetari, “për më tepër që të gjithë punëkërkuesit janë të përgatitur për pyetjet klasike, të tipit, kush janë pikat e tua të dobëta dhe të forta? Shpeshherë drejtuesit e kompanive duhet të  kenë në tavolinën e tyre të intervistës së punës një listë të gjatë pyetjesh sa për të krijuar një fasadë.

Lini Një Koment