Labinot Tahiri: Me heqjen e Flamurit ia plotësuat dëshirën Serbisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës i ka kërkuar falje Shqipërisë për heqjen e flamurit kombëtar në hyrje të qytetit të Prishtinës.

Ai e ka kujtuar kohën kur Serbia bënte masakra në Kosovë gjatë luftës së fundit, duke thënë se kosovarët e gjetën shpëtimin në Shqipëri.

“Ah sa të përbuzem jemi duke u treguar, e na fal moj nana Shqipëri”, ka shkruar në Facebook deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Kur ishim n’zor se kah t’ia mbajmë si shqiptarë në ato kohera kur na masakranote Serbia, ku i drejtonim femijet e nënat tona? A e futem kokën tonë( kryet) nën gjirin e nanës Shqipëri?! A ju kujtohet kur na thoshte Serbia( Shqiptarske Xhubre) idi u Albaniu!

Ah sa të përbuzem jemi duke u treguar, e na fal moj nana Shqipëri.

E kam shkruar gjithnjë se jam nga (Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë) dhe ashtu do të mbetêt.

Na falni vllezër Shqiptarë për këto që po i shifni në Kosovë!

Na fal, ambasadë e Shqipërisë, me selinë e saj në Prishtinë, dhe ju i nderuari Ambasador,Z Mingjozi.

Na fal, ikona e rezistences Shqiptare, ju që vuajtet (30 vite burg) nën regjimin Serb.

Ai flamur u përul para syve tu, ‘Bac Adem Demaqi’. Na falë o Bac Ademi!

Vllezër shqiptarë nga trojet tona dhe në Shqipëri, na falni ne si popull, sepse këtë nuk e bëm ne.

-Mos të harrojmë se, (Qeveritë)vijnë e shkojnë, politikat ndryshojnë, vetëm gjaku i vertetë nuk mund të ndryshojë ai qê kemi në mes nesh (Shqiptarë).

-Sot po tregoni se kush e keni gjoksin më të madh, e nuk po tregoni se kush mund t’i ndaloj këta (Millosh Kopiliqat), të vendosur aty afër Prishtinës, në Graçanicë ose kush mund ti ndalojë flamujt e (Rusisë) mbrenda territorit Shqiptarë.

Ju i’a plotsuat Serbisë dëshiren e saj, me heqjen e flamurit kombëtarë në hyrje të Prishtinës.

Na e bëtë Kosovën që ne të dukemi anti shqiptarë e tē përqarë! Jooo jooo, ne jemi më të bashkuar se kurrë atë do ta perjetoni edhe ju.

Sinqerisht, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Lini Një Koment