Lajm i madh për Manchester United, ‘Luani’ rikthehet në stërvitje

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në stërvitje me skuadrën e tij Manchester United

Gjiganti anglez po bën përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes së kthimit të Champions League që do ta zhvillojë nesër kundër Sevillas, shkruan Periskopi.

Në stërvitje tashmë është rikthyer sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili me shumë gjasë do të largohet nga ‘Old Trafford’ gjatë verës.

Kujtojmë se 36-vjeçari edicioni e kaluar pësoi një lëndim të rëndë, por që u kthye në kohë rekorde, ku më pas kishte thënë që ‘luanët nuk shërohen si njerëzit’.

Ndeshja e parë ndërmjet Unitedit dhe Sevillas e zhvilluar në Spanjë përfundoi me rezultat 0:0.

Lini Një Koment