Lajme të reja për Thaçin dhe Haradinajn nga Interpoli

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsa Stefanovic ka thënë fletëarrestet e gjykatave serbe për kosovarët të dërguara në Interpol janë kthyer në sistemin e Policisë Ndërkombëtare.

Stefanovic ka folur rreth vizitës së delegacionit serb në selinë e Interpolit në Lion të Francës ka thënë se atje kanë pasur biseda serioze dhe kanë insistuar që fletëarrestet e gjykatave ndaj shqiptarëve të kthehen në sistem.

“Fletëarrestet kanë kthyer dhe janë të dukshme, përvec Ramush Haradinajt dhe Hashim Thacit të cilat janë në sistem por për një kohë nuk do të jenë të dukshme” ka thënë Stefanovic.

Ai ka thënë se shteti serb do të insistojë që Interpoli ti respektojë gjykatat serbe apo që të zbatohen rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

Sipas tij, bëhet fjalë për 20 fletëarreste të lëshuara nga gjykatat serbe për shqiptarë të Kosovës.

Lajmi për heqjen e Haradinajt nga lista e Interpolit ishte bërë i ditur në dhjetor të vitit të kaluar. Kërkesa në këtë institucion ishte bërë nga Zyra e UNMIK’ut.

Po ashti ishte raportuar se në këtë listë, përveç Haradinajt, bëjnë pjesë edhe Azem Syla, Shukri Buja, Tomor Morina, Sinan Morina, Fadil Kastrati, Murtez Kastrati, Ardian Duraku, Vitor Zefaj, Besim Vokshi, Mahmut Ukshini, Fadil Syleviqi, Sylë Qeriqi, Qamil Pajaziti, Shpejtim Demiri, Azem Olluri, Muharrem Gashi, Bujar Bobani, Rabit Aliji dhe Faruk Noshaj.

Lini Një Koment