LAJMI I FUNDIT: Arrestohet personi që kishte sulmuar drejtorin e Burgjeve, Sokol Zogajn

Është arrestuar personi që kishte sulmuar drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve, Sokol Zogaj, i cili po kërkohej nga Policia e Kosovës tash e sa kohë, shkruan Gazeta Blic.

Ai është arrestuar në Gjermani, falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës në kuadër të Europool-it ose ndryshe Fast Kosova, me Policinë gjermane.

Burime të afërta të “Gazeta Blic” me Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se pas lokalizimit nga Njësiti Aktiv për Personat e Arratisur në Policinë e Kosovës, Blerim Abdullahu, arrestuar si i dyshuar për sulmin ndaj Sokol Zogajt.

Ndërkohë kujtojmë se para disa mujash Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, është sulmuar nga persona të panjohur para banesës së tij në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Zogaj pasi që kishte marrë vetën ishte në gjendje të tregonte se si u rrah brutalisht me shufra nga dy burra në hyrje të banesës së tij. Gjithë aksioni i këtyre dy sulmuesve thotë se ka zgjatur rreth dy minuta. Ata e kishin goditur kryesisht në kokë duke i shkaktuar plagë serioze.

Ai madje dyshonte në disa pista se kush mund të qëndrojë prapa sulmit, por nuk kishte përmendur emra konkret. Drejtori i burgjeve thoshte se ka ofruar dëshmitë dhe dyshimet tek hetuesit policorë, prej të cilëve priste që të zbardhej rasti.

Pas këtij sulmi kishin reaguar edhe krerët e shtetit e madje edhe EULEX të cilët kanë kërkuar që sa më parë të gjendet personi që ka sulmuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, duke bërë thirrje për hetim të rastit dhe gatishmëri për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarje.

Madje edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell, kishte reaguar ndaj sulmit që i ishte bërë drejtorit të burgjeve, Sokol Zogajt.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” ai ka thënë se duhet të ndëshkohen personat që sulmuan këtë zyrtar të lartë shtetëror.

“Jam i tmerruar që kam dëgjuar sulmin ndaj Sokol Zogajt. Mendimet e mia janë me të dhe me familjen e tij. Unë shpresoj se autoritetet do të hetojnë së shpejti dhe seriozisht do t’i sjellin keqbërësit përpara drejtësisë. Nuk duhet të ketë asnjë mosndëshkim për njerëzit apo grupet që kërcënojnë ligjin në këtë mënyrë”, kishte shkruar ambasadori Ruairi O’Conell.

Ndryshe ky njësit i Policisë së Kosovës ka arritur që të arrestoj suksesshëm shumë persona të arratisur nga Kosova, që dyshohen për vepra të ndryshme kriminale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme