“Lamborghini” i Rod Stewart shitet për 1,1 milion euro [Foto]

E premte, 04 Nentor 2016 – Sakte.net   /

Gjithnjë të pasionuar pas veturave të bukura, yjet e muzikës shpesh habisin jo vetëm nëpër koncerte apo festime, por edhe në ankande të mëdha të veturave për koleksion…

 

Gjithnjë të pasionuar pas veturave të bukura, yjet e muzikës shpesh habisin jo vetëm nëpër koncerte apo festime, por edhe në ankande të mëdha të veturave për koleksion.

Dy legjenda të rokut, Rod Stewart dhe bateristi i grupit “U2”, Adam Clayton, pushtuan krejtësisht ankandin “Classic & Sports Car Show”, organizuar nga “Coys” në “Alexandra Palace” të Londrës, më 29 tetor.

Nga garazhi i Rod Stewart u shfaq një “Lamborghini P400S Miura” e vitit 1971, e mrekullueshme, që u shit 909 mijë sterlina, pak më shumë se 1,1 milionë euro.

Ndërsa “Maserati Ghibli” i vitit 1972, që i përkiste Adam Clayton, theu rekordin historik të veturave të kësaj marke duke kapur vlerën e 303 mijë sterlinave, rreth 335 mijë euro.

Për të kompletuar këtë sukses të markave më prestigjioze të Italisë në ankandin e “Coys” ishte një “Ferrari Dino 246 GT Serie E”, model i dizenjuar nga “Scaglietti”, e cila u shit për 374 mijë sterlina, afro 413 mijë euro.

Lini Një Koment