Lëshohet iOS 11.3.1 – zgjidh një problem me ekranet jo origjinale të iPhone-ve

Apple sapo ka lëshuar një përditësim të ri për iOS – versionin 11.3.1.

Ky “update” sistemon një problem lidhur me ekranet jo origjinale.

iOS 11.3.1 përmirëson sigurinë e iPhone dhe iPad duke zgjidhur problemin që mund shkaktonte mosfunksionimin e rregullt të ekranit në disa modele iPhone 8.

Apple thotë se zëvendësimi i ekranit me pjesë këmbimi jo-origjinale mund të kompromentojë cilësinë e imazheve dhe të shkaktojë defekt në funksionim.

Riparimet e ekranit, të certifikuara nga Apple, bëhen nga ekspertë të kualifikuar, që përdorin pjesë Apple origjinale, thotë gjiganti amerikan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme