Lëvizja BESA: I dënojmë kërcënimet ndaj personaliteteve publike dhe gazetarëve

Kërcënimet ndaj kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, i cili ditë më parë u kërcënua nga banditët e degës së BDI-së nnga Çairi. Nisur nga kjo, Lëvizja BESA shpreh shqetësimet e saj ndaj këtij akti të dhunshëm dhe qyqar të banditëve që tashmë një kohë të gjatë Çairi i njeh mirë.

Gjithë këtë rrëmujë dhe panik, që ata po tentojnë ta krijojnë personat e tillë, është edhe një tregues se në Çair ende po vazhdon avazi i vjetër me veprime të njëjta dhe me personazhe të njëjta. Kur këtij kërcënimi i vjen përkrahja edhe nga gazetari antishqiptar, maqedonasi Milenko Nedellkovski, mozaiku bëhet edhe më i qartë – po vazhdon bashkëpunimi vëllazëror VMRO-BDI.

Lëvizja BESA dënon çfarëdo akti vandal që i bëhet medias së lirë, ndërsa veçmas shprehim shqetësim kur kërcënohen gazetarët dhe gazetaria si profesion. Për ne gazetarët janë zëri i qytetarit dhe ky zë nuk mund të heshtet nga banditët e BDI-së, aq më pak kur këtyre banditëve u bashkërenditen persona antishqiptarë të njohur si Milenko.
Lëvizja BESA do të vazhdojë të jetë gardiane e fjalës së lirë pa asnjë kompromis
“, – thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, Afrimi Gashi, kryetar.

Lini Një Koment