“Liro kuksianët, nxirr nga salla Ramën” – Kuvendi nis me ndërprerje!

Fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Partisë Demokratike e ka nisur me kërkesën për lirimin e kuksianëve që u arrestuan nga policia pas protestës që ata mbajtën kundër tarifës së dyfishtë për kalimin me automjete në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë, të gjithë deputetët mbanin në duar pankarta me shkrime “liro kuksianët” – “arresto kriminelët”.

Lideri demokrat tha se nuk mund të vazhdojë parlamenti pa u nxjerrë nga salla kryeministri Edi Rama. Opozita kërkoi përjashtimin e tij nga punimet e parlamentit me 10 ditë, kur Rama përdori një fjalor fyes ndaj shqiptarëve, duke u shprehur në Kuvend, se “popullit nuk i ngrihet”, referuar kjo shpirtit të protestës.

Menjëherë pasi Basha përfundoi fjalinë: “Nuk mund të vazhdojë ky parlament pa nxjerrë nga salla Ramën”, deputetët e opozitës u ngritën në këmbë duke u vendosur para foltores së Kuvendit.

Ndërhyrja e Gardës ishte vetëm për pak momente, pasi kryetari Gramoz Ruçi kërkoi largimin e punonjësve.

Ruci i bëri thirrje deputetëve të opozitës të lirojnë foltoren, por në mungesë të përgjigjes nga ana e tyre, kryeparlamentari ndërpreu seancën.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme