Lirohet Azem Syla

Ish komandanti i UÇK Azem Syla është liruar nga paraburgimi. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Besnik Berisha.

Ai ka shkruar se gjykata ka refuzuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

Gjykimi ndaj Sylës është transferuar për tek gjykatësit vendor para disa javës.

Gjykimi ndaj tij për akuzat për rastin toka do udhëhiqet nga gjykatësi Beqir Kalludra.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme