Liverpool dhe Manchester City në garë për ish-objektivin e Barcelonës

Jean Michael Seri u duk se e kishte të shkruar t’i bashkohej Barcelonës verën e kaluar derisa “Blaugrana” u tërhoq nga marrëveshja për të.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë dështoi ta realizonte kalimin e tij të madh, por tani Manchester City dhe Liverpooli mund të jenë skuadrat e mëdha të radhës që ia ofrojnë këtë mundësi, sipas Mail, përcjell Express.

Sipas Mail e ardhmja e Emre Can është në dyshim duke qenë se ylli i RB Leipzig Naby Keita, një mesfushor tjetër, është veçse i gatshëm të arrijë në Anfield” verën që vjen.

Nice ia refuzoi Barcelonës ofertën prej 39 milionë euro për 26-vjeçarin, por një ofertë e ngjashme mund të kryejë punë në janar. /Express/

Lini Një Koment