Liverpooli kërkon 190 milionë euro për Salahun

Skuadra e Liverpoolit ia ka caktuar çmimin sulmuesit nga Egjipti, Mohamed Salah, për shkak të interesimit të madh nga Real Madridi.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se Salah mund të transferohet te Real Madridi, nëse ekipi spanjoll është në gjendje të paguajë dëmshpërblim prej 190 milionë eurosh.

Salah para këtij edicioni iu bashkua Liverpoolit nga Roma për 42 milionë euro dhe është futbollisti kryesor i ekipit.

Ka realizuar 32 gola dhe ka bërë 11 asistime në 40 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat. Salah 25-vjeçar, ka kontratë me skuadrën angleze deri në verën e vitit 2022.

“Pas interesimit të Real Madridit për Mohamed Salah, Liverpooli ia ka vënë çmimin egjiptianit dhe për lirimin e tij në fund të këtij edicioni kërkon 190 milionë euro”, ka shkruar “The Sun”.

Lini Një Koment