Lladrovci i gatshëm të heqë dorë nga diplomacia për kandidaturë në Drenas

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse kryesia e PDK-së dhe drejtuesit e lartë të partisë vendosin që ta kandidojnë atë, atëherë ai është i gatshëm ta lë detyrën e ambasadorit.

Ai, gjithashtu, cek se megjithëse po i lakohet emri për kandidat në zgjedhjet lokale në Drenas, detyrën e tij si ambasador po vazhdon ta kryej.

Ky është postimi i plotë, pa ndërhyrje, i Lladrovcit:

Per sqarim te opinionit publik

Ne disa portale apo media te ndryshme po publikohet lajmi i kandidimit tim per detyren e Kryetarit te Komunes se Drenasit.

Me duhet te bej te njohur faktin se une, edhe tani, po vazhdoj te kryej detyren e nderuar te Ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Republikn e Shqiperise.

Duhet te bej te njohur se deri tani askush nga strukturat drejtuese te Partise Demokratike nuk ka biseduar me mua dhe nuk me ka shtruar nje propozim te tille.

Mgjithate me duhej te sqaroj se, nese Kryesia e Partise Dmokratike dhe drejtuesit e larte te saj do te me afrojne marrjen persiper te kandidimit tim ne detyren e Kryetarit te Komunes se Drenasit, vendlindjes sime, atehere do te jem i gatshem qe, duke lene detyren e ambasadorit te Republikes se Kosoves ne Tirane, t’i perkushtohem nje detyre te re, dhe kete do e beja me te gjith ate perkushtim qe kam realizuar me pune edhe funksione te tjera.

Nese do te mendohet se misioni im do te jete me i dobishem ne kete funksion, kete do e merrja persiper me seriozitetin me te madh per te sherbyer seriozisht ne zhvillimin e prosperimin e Drenasit dhe te banoreve te saj.

Sidoqofte kjo eshte vetem shfaqje e gatishmerise sime per deri sa tek une nuk ka ardhur e nuk eshte bere asnje propozim e bisede konkrete.

Lini Një Koment