Lulzim Basha i përgjigjet Ramës edhe për lobimin rus: Prit hetimin e prokurorisë dhe FBI-së

Në daljen e tij para mediave, Basha i është përgjigjur edhe Ramës në lidhej me akuzat për lobimin rus. E ndërsa Rama i kërkonte kryedemokratit të shkonte në prokurori dhe të jepte shpjegime, Basha është shprehur sot kryeministri duhet të presë me qetësi hetimin nga prokuroria dhe FBI, pasi PD i ka bërë transparente të gjitha aspektet financiare në përputhje me ligjin.

Mjegulla dhe sulmet ndaj opozitës, që ka bërë transparencë të plotë sipas ligjit nuk do të na mbyllin gojën për të çliruar ekonominë nga monopolet, krimi dhe drogë. PD i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. As ulërimat e Ramës dhe dëshpërimi i Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga kokaina në Maminas dhe lirimi i Tahirit. Fokusi ynë është te lufta kundër krimit. Rama të presë verifikimin nga prokuroria. Dje na doli një lajm që po verifikon edhe FBI, të presim rezultati” – tha Basha.

Lini Një Koment