Macron tregon se për çfarë iu desh ta bindë Trumpin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se ishte ai që e bindi presidentin amerikan Donald Trump për të mos tërhequr trupat nga Siria.

Ai në një intervistë për televizionin francez BFM tha se në një bisedë telefonike e kishte bindur Trump që mos ta tërheqë ushtrinë nga Siria.

“Ne e bindëm atë se ishte e nevojshme për të qëndruar atje. Ne kemi një legjitimitet të plotë ndërkombëtar për të vepruar në këtë kontekst. Tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit kanë intervenuar”, tha Macron.

Ai tha se sulmi i SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe në Siri është hakmarrje pasi Perëndimi gjeti prova se Qeveria e Bashar al-Assadit ka përdorur armë kimike mbi popullin sirian, dhe sulmet nuk janë një akt i luftës.

Sipas Macron, Perëndimi u detyrua të veprojë pa lejen e Kombeve të Bashkuara, për shkak të bllokimeve të vazhdueshme që Rusia po i bënë në Këshillin e Sigurimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme