Makina përplas fëmijën , banorët e Gjorçe Petrovit protestojnë

Banorët e lagjes Gjorçe Petrov janë mbledhur të protestojnë para shkollës “Mirçe Acev”, pasi që një makinë përplasi një fëmijë të moshës 10 vjeçare në rrugën Boris Sarafov.

Fëmija është dërguar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Ndërkaq më pak se para një muaji një fëmijë tjetër u përplas nga një makinë në të njejtën rrugë.

Lini Një Koment