Malajzi, vazhdon kërkimi për 44 personat e zhdukur pas fundosjes së anijes

              E enjte, 03 Nentor 2016  – Sakte.net  /

TUBAN (AA) – Ekipet e shpëtimit sot në mëngjes kanë vazhduar kërkimin për 44 persona të cilët u zhdukën pasi që anija e cila transportonte punonjësit emigrant indonezianë u fundos në ujërat tek ishulli Riau, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga kjo fatkeqësi e cila ndodhi dje kanë humbur jetën 18 persona. Zëdhënësi i Agjencisë Nacionale për Katastrofa, Sutopo Purwo Nugroho për AA konfirmoi se ekipet e shpëtimit prej 280 personave punojnë pa ndërprerje për të gjetur punonjësit për të cilët kërkohet.

Anija, sipas tij, u fundos dje në mëngjes si pasojë e motit me stuhi duke i kthyer punonjësit nga Malajzia.

Policia po heton shkaqet e fatkeqësisë, ndërsa mediat vendase pohojnë se anija ka qenë e mbushur jashtë kapacitetit.

Fatkeqësitë me anije janë të shpeshta në Indonezi për shkak të kushteve dhe rregulloreve të këqija të sigurisë. Shpesh humbin jetën emigrantët të cilët shkojnë për punë nga Indonezia në Malajzi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme