Maqedonia ekstradon Elvis Kelmendin në Mal të Zi para fundit të vitit

Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin në Mal të Zi të Elvis Kelmendit (38), i cili ndodhet në paraburgim në Maqedoni. Ekstradimi, sipas gazetës “Dan” të Podgoricës, do të bëhet para fundit të këtij viti, transmeton Koha.net.

Policia në Maqedoni, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar (Interpolit në Podgoricë) më 4 shtator 2016 arrestoi Elvis Kelmendin, djalin e Naser Kelmendit, i cili po mbahet në burg në Prishtinë.

Kelmendi junior kërkohej përmes fletarrestit ndërkombëtar të Interpolit për mbajtje të dënimit nëntëmujor burg për veprën penale nxitje për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të kryer në Mal të Zi.
Kelemdni ishte shpallur fajtor sepse në periudhën nga 24 maji i vitit 2010 deri më 26 maj 2010 kishte ncitur dy zyrtarë të MPB-së – Filiali për punë administrative të Kotorit që në mënyrë të kundërligjshme dhe duke shkelur të drejtën e pozitës zyrtare, si shtetas i huaj, ta pajisin me dokumente të identifikimit dhe ta regjistrojnë në regjistrin e shtetasve të Malit të Zi.

Elvis Kelmendit në Maqedoni i është caktuar paraburgimi ekstradues dhe ai do t’i dorëzohet Malit të Zi deri në fund të vitit.

Lini Një Koment