Maqedonia po zbrazet nga personeli mjekësor

Si janë gjendet në shëndetësi, fotografi të qartë japin disa të dhëna: borxhet nga dhjetëra miliona euro, llogaritë e bllokuara të klinikave, projektet e nisura e të papërfunduara, mjetet e vjetruara, gjegjësisht mjetet e reja të papërdorura. Si vulë e të gjithave, është gjendja e ikjes së kuadrit jashtë, por edhe në spitalet private që po merr dimensione dramatike, transmeton Almakos.

Nga 2010 deri më sot shtetin e kanë lëshuar mbi 600 mjek, gjegjësisht personel mjekësor.

Goran Begoviq, kryetar i Sindikatit të Qendrës Klinike në Shkup shpreh shqetësimin e tij për ikjen e kuadrit mjekësor jashtë Maqedonisë.

“Vetëm sa për ilustrim: në vitin e fundit, nga 220 mjek të diplomuar, 180 kanë kërkuar certifikatë nga Oda Mjekësore për ikje jashtë vendit. Ky është një numër i frikshëm. D.m.th., prej tyre qëndrojnë vetëm 40 mjek të cilët duhet t`i plotësojnë nevojat jo vetëm të klinikave, por edhe të spitaleve, ambulancave në brendësi. Ky është një proces serioz”, paralajmëroi Begoviq.

Lini Një Koment