Martial i hapur për kalim tek Arsenali

Anhony Martial raportohet se ka shprehur interesim që të kalojë tek Arsenali nëse largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit.

Francezi ka pasur vetëm 16 paraqitje si startues këtë sezon te ekipi i Jose Mourinhos dhe është pas Marcus Rashfordit dhe Alexis Sanchezit si preferencë e portugezit Mourinho.

Si rezultat, ai pritet të largohet në fund të sezonit dhe sipas “Le 10 Sport”, sulmuesi dëshiron të mbesë në Angli, e është i hapur që t’i bashkohet bashkëkombësit Arsene Wenger në Emirates.

Chelsea dhe Tottenhami po ashtu kanë shprehur interesim për lojtarin që ka shënuar 36 gola në 131 ndeshje për Unitedin.

Lini Një Koment