“Masakrimi” i rezervave, Hamza merr masat

Ministri i Financave Bedri Hamza ka bërë të ditur se nuk do t’i mbështesë kërkesat buxhetore të ministrive, të cilat nuk kanë mundur të parashihen dhe të planifikohen brenda afateve ligjore në buxhet
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk po tregohet aspak i “mëshirshëm” me rezervat buxhetore të shtetit.

Vetëm në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar u mor vendim të ndahen gjysmë milioni euro për shënimin e aktiviteteve me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Ndërsa për tre muaj në total janë shpenzuar mbi dy milionë euro, nga 4 milionë e 800 mijë sa është paraparë të jetë shuma e rezervave shtetërore për këtë vit, shkruan tutje “Zëri”.

Shpenzimet e tilla e detyruan të premten ministrin e Financave Bedri Hamzën që mbledhjen e kabinetit qeveritar ta fillojë me një lutje për ministrat, që me kohë t’i planifikojnë ngjarjet dhe t’i vendosin në buxhetin e ministrisë së tyre.

“E para, për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat t’i planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre. E dyta, nga çdonjëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati dhe e treta, duhet të kihet kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi”, kishte thënë Hamza në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Ekspertët e ekonomisë alarmojnë se është shumë e pazakontë që rezervat buxhetore të shpenzohen në fillim, pasi ato janë të parapara deri në fund të vitit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/masakrimi-i-rezervave-hamza-merr-masat-510817/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme