Matoshi-Kurtit: Me retorika luftënxitëse nuk fitohen zgjedhjet

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ndaj deklaratave që sot ka dhënë ish- lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili tha se opozita e parandaloi luftën me Malin e Zi.

Matoshi në një shënim në Facebok tha se zgjedhjet nuk fitohen me retorike luftnxitëse.

Ja shkirmi i plotë:

Albin, me retorika luftenxitese nuk fitohen zgjedhjet!

Te lutem Zotni i nderuem Kurti, te lutem shume, shmange kete turbonacionalizem, sepse me kete retorike ti po ua zgjate jeten “Vellaznise Pronto”!

Po cfar lufte me nji shtet qe tashma asht anetare e NATO-s Albin?

Dhe përgjegjësia më e madhe e aleancës është që të mbrojë territorin dhe popullatat e NATO-s.

Neni 5 i NATO-s thotë se një sulm mbi një anëtar është një sulm kundër të gjithëve.

Neni 5 është kërkuar vetëm një herë në historinë e NATO-s, më 12 shtator të vitit 2001, një ditë pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Prandej Albin, ai Nen do te kerkohej edhe ne rast (qe une nuk e besoj) te nji konflikti me Malin e Zi.

Dhe Albin, mbaje mend, shtett sovrane nuk luftojne ma me guerila ((si ish UCK) po me ushtri te rregullt, te cilen Kosova nuk e ka!

Lini Një Koment