Maxhuni edhe një mandat në krye të Policisë së Kosovës

Sakte.net /e enjte, 08 Shtator 2016  / 11:29

 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që t’i vazhdohet mandati drejtorit aktual të Policisë, Shpend Maxhuni.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka deklaruar se propozimi për një vendim i tillë është dhënë duke u bazuar në performancën që ka treguar në punë ai.

Ndërsa, lidhur me këtë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, tha se e vlerëson lartë punën e Policisë.

“Ne kemi vlerësuar lartë punën e Policisë dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës, prandaj jemi pajtuar që Maxhuni të emërohet dhe për një mandat tjetër”, tha ai.

Lini Një Koment