Një nënë e penduar teksane iu drejtua rrjeteve sociale, aty ku nisi gjithçka, për të kërkuar ndjesë për një mungesë vëmendjeje të ndaj detajeve me të cilat vesh të birit.
Bluza e kuqe e vogëlushit kishte të stampuar me vija të verdha, në pamje të parë shkronjë “M”, si rrjeti i famshëm ushqimeve të shpejta, McDonald dhe poshtë nënshkrimin “E dashuroj!”.
Por, në të vërtetë bëhej fjalë për një “M” me taka dhe nën petkun e stemës së McDonald fshihej një siluetë “djallëzore”… ajo e një femre me këmbët e hapura.
Imazhi u vu re nga miqtë e Shellyt në Facebook, që i kërkuan menjëherë që ta hiqte dhe megjithëse ajo në rastin e parë e fshiu, dëmi ishte bërë; fotoja kishte përfunduar në lajm.