Me bindje të ndryshme politike, por politikanet e gratë e udhëheqësve mbrëmë festuan bashkë

Në shumë raste politika bën që personalitetet e ndryshme në vend të kenë edhe polemika mes vete.

Por edhe pse ndajnë bindje të ndryshme politike, gratë kosovare në përgjithësi janë shumë përkrahëse për njëra-tjetrën si dhe shumë të këndshme kur bëhen bashkë.

Mbrëmë në një ndejë të veçantë janë bërë bashkë bashkëshortja e kryeministrit të vendit, Anita Haradinaj-Muçaj si dhe bashkëshortja e deputetit Daut Haradinaj, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, më pas asamblistja e komunës së Prishtinës, Vlora Dumoshi, dhe disa gra të tjera.

Siç duket në fund të fundit politika është çështje tjetër, “muhabeti” i mirë gjithashtu diçka tjetër. E festat e fundvitit i mblodhën edhe mbrëmë bashkë.

Lini Një Koment